Ukrainasit ndërtojnë pengesa antitank në Kiev për të ndalur autokolonën ruse (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 13:35

Punëtorët nga një kompani ndërtimi ukrainase u fotografuan duke ndërtuar pengesa antitank që do të vendoseshin në rrugët përreth Kievit këtë mëngjes.
Kryeqyteti po përgatitet për mbërritjen e një autokolone ruse 40 milje të gjatë, e cila ishte rreth 18 milje nga qendra e Kievit më herët sot.
Granatimet kanë vazhduar në Kiev orët e fundit, ndërsa Kherson, Mariupol dhe Kharkiv janë goditur gjithashtu nga sulmet ruse.

