Lufta në Ukrainë/ Moska ndërpret operacionet e ushtrisë ruse për të lejuar evakuimin e civilëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 13:10
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, cituar nga agjencia e lajmeve ruse Itar Tass, ka njoftuar një “pushim” të operacioneve të ushtrisë ruse për të lejuar evakuimin e civilëve nga Ukraina përmes korridoreve humanitare.
“Ne jemi të gatshëm të krijojmë korridore humanitare kudo dhe në çdo kohë”, thekson ministri rus i Mbrojtjes citon ANSA.
