Delegacioni ukrainas niset për në bisedime me Rusinë. Dy hartat kush dhe çfarë kontrollon në Ukrainë
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak ka thënë se delegacioni ukrainas është nisur për të zhvilluar bisedimet me Rusinë.
Ai ka publikuar një fotografi dhe ka bërë të ditur se bisedimet do të mbahen pas disa orësh.
“Rrugës për negociata me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë…”, thuhet në postimin në Twitter më 3 mars.
Ushtria ukrainase thotë se ka vrarë 9 mijë ushtarë rusë ndërkohë që Rusia thotë se janë vrarë 500.
Ukraina thotë se ka shkatërruar 217 tanke, 90 sisteme artilierie, 31 helikopterë dhe 20 aeroplanë
Për herë të parë dje Rusia dha shifra konkrete nga humbjet në luftë duke thënë se janë vrarë 498 ushtarë rusë dhe 1600 janë plagosur
Ndërkohë që thotë se ka vrarë 2 870 ushtarë ukrainas dhe nacionalistë.
BBC ka realizuar një tabelë

Kush dhe çfarë kontrollon Ukrainen
Trupat ruse kanë marrë kontrollin e Khersonit, në jug të Ukrainës.
Disa qytete të tjera, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev, Kharkivin verilindor dhe Mariupol, në juglindje, vazhdojnë të sulmohen.
Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se forcat ruse po bombardojnë vazhdimisht dhe qëllimisht infrastrukturën kritike civile atje.
