Mesazhe paqeje në “Expo 2020 Dubai”, vizitorët në pavionin ukrainas: Qëndroni të fortë, Zoti është me ju!
Mijëra vizitorë të pavijonit ukrainas në “Expo 2020 Dubai’, kanë postuar mesazhe solidariteti në mbështetje të Ukrainës, ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre në disa qytete të Ukrainës. Duke dënuar aktin e paprecedent të Rusisë, thirrja e tyre shkon për paqen.
Mijëra vizitorë në pavionin e Ukrainës në “Expo Dubai 2020” kanë postuar mesazhet e tyre të solidaritetit në mbështetje të popullit urkainas që po përballet në ditën e tetë me agresionin rus. “Qëndroni të fortë, Zoti është me të gjithë ju”, thuhej në një mesazh.
Në një tjetër shkruhej: "Dërgojmë të gjithë dashurinë dhe mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës", ndërsa në një tjetër thjesht “Paqe”.
I vendosur në “Oportunity District”, pavijoni u krijua me qëllimin për të treguar sesi teknologjitë e së ardhmes mund të ndihmojnë në krijimin e një bote më të ekuilibruar.
“Shpresa ime është që lufta të ndalet dhe njerëzit të shërohen nga kjo traumë, sepse është vërtet traumatike për të gjithë ne, për njerëzit që jetojnë në Ukrainë, për njerëzit jashtë vendit që kanë të afërm në Ukrainë" shprehet Victoria, një vizitore në pavijonin e Ukrainës .
"Shpresoj se paqja do të vijë në Ukrainë dhe askush nuk do ta shkatërrojë vendin tonë, sepse ukrainasit nuk e duan luftën, ata e duan vendin e tyre, dhe ka shumë patriot. Askush nuk e dëshiron shkatërrimin, madje as rusët nuk e duan," thotë Zhanna, një tjetër vizitore.
Expo 2020 Dubai është një panair botëror, i cili do të qendrojë I hapur në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në 31 Mars 2022. Panairi mirëpret 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.
