Ndalohen macet ruse! Nuk do jenë pjesë e garave ndërkombëtare për shkak të sulmit në Ukrainë

Pas ndalimit të sportistëve rusë për të marrë pjesë në Lojërat Dimërore të Pekinit dhe pezullimit të kombëtares ruse të futbollit nga garat evropiane dhe ndërkombëtare , vjen një tjetër sanksion ndaj Rusisë. Federata Ndërkombëtare e Maceve i ka ndaluar macet ruse të konkurrojnë në shfaqjet e tyre deri më 31 maj, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Rusia po përballet jo vetëm me sanksione që prekin financat, por edhe penalizime në fusha të tjera si kultura dhe garat sportive.

Së fundmi, Federata Ndërkombëtare e Maceve i ka ndaluar macet ruse të konkurrojnë në shfaqjet e tyre deri më 31 maj, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Bordi ekzekutiv i FIFe-s konfirmoi gjithashtu se pronarët e maceve që jetojnë në Rusi janë të ndaluar nga organizata deri në një njoftim të dytë.

“Bordi Ekzekutiv i FIFe është i tronditur dhe i tmerruar që ushtria e Federatës Ruse pushtoi Republikën e Ukrainës dhe filloi një luftë. Shumë njerëz të pafajshëm humbën jetën, shumë të tjerë u plagosën dhe qindra mijëra ukrainas detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën. Ne të gjithë mund të dëshmojmë shkatërrimin dhe kaosin e shkaktuar nga ky akt i paprecedentë agresioni”, thuhet në një deklaratë të federatës.

FIFe është një koleksion i organizatave kombëtare të maceve që njihet ndryshe si 'Kombet e Bashkuara të federatave të maceve' që filloi në 1949 dhe përfshin 39 vende anëtare.

Organizata rregullon shfaqjet e maceve brenda vendeve anëtare dhe organizon një shfaqje botërore çdo vit në muajin tetor.

Kjo masë vjen pas ndalimit të sportistëve rusë për të marrë pjesë në garat olimpike dhe paraolimpike, një lëvizje e shpallur një ditë përpara fillimit të Lojërave Dimërore Paraolimpike të Pekinit.

Ndërkaq, edhe kombëtarja ruse e futbollit dhe klubet ruse janë ndaluar gjithashtu të marrin pjesë në garat evropiane dhe ndërkombëtare nga FIFA dhe UEFA.