Mbytet një anije mallrash estoneze në brigjet e Ukrainës pranë Odessa, 4 të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 15:05
Një anije mallrash estoneze është fundosur në Odessa, në brigjet e Ukrainës.
Dyshimet janë se anija Helt ka hasur në një minë dhe është fundosur. Katër persona të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur, ndërsa dy anëtarë të ekuipazhit hipën në një varkë shpëtimi.

Një granatë apo raketë goditi një anije mallrash të Bangladeshit në portin ukrainas në Detin e Zi më herët gjatë ditës, duke vrarë një anëtar të ekuipazhit të Bangladeshit, tha sot një zyrtar i ministrisë së Jashtme.
Anija e mallrave me flamur të Bangladeshit kishte në bord 29 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë nga Bangladeshi.
Targeted attack on Bangladeshi flag carrying ship MV Banglar Samriddhi in Ukraine. pic.twitter.com/6uSHd1smGn
— Defence research forum (defres) (@Defres360) March 2, 2022
