Lufta/ Mbi 1 milionë refugjatë ikën nga Ukraina, harta ku po strehohen

Një milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina gjatë javës që nga pushtimi i Rusisë, thotë Organizata e Kombeve e Bashkuara, duke paralajmëruar se nëse konflikti nuk përfundon menjëherë, miliona të tjerë ka të ngjarë të ikin.  

Në faqen e tyre është publikuar Harta Live e lëvizjes nga Ukraina 

BE vlerëson se deri në katër milionë njerëz mund të përpiqen të largohen nga vendi në total.
Polonia deri më tani ka pranuar më shumë se 575,000 njerëz që nga fillimi i konfliktit, thotë agjencia e Gardës Kufitare polake.
 
95,000 njerëz kanë hyrë në Poloni nga Ukraina vetëm të mërkurën, 2 mars 2022, ndërkohë që të hënën kishin hyrë 100 mijë

Ndërkohë që deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm 27 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin.

Polonia është shtëpia e një komuniteti të madh ukrainas që vlerësohet të jetë nga një deri në dy milionë, dhe shumë njerëz që ikin nga lufta kanë shkuar për të qëndruar me familjen ose miqtë.

Ata që nuk kanë ku të qëndrojnë po vendosen në qendrat e improvizuara të akomodimit në stacionet e zjarrfikësve dhe salla sportive në të gjithë vendin.

Shumë polakë po ofrojnë gjithashtu strehimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Lufta/ Mbi 1 milionë refugjatë ikën nga Ukraina, harta ku po