"Pas Ukrainës, Tajvani", Trump: Pekini do pushtojë Taipein pas Lojërave Olimpike

Ish-presidenti, Donald Trump, thotë se pas sulmit të Ukrainës nga Rusia, pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit edhe Kina do të pushtojë Tajvanin. Këtë javë ish-sekretari i Shtetit të Administratës Trump, Mike Pompeo vizitoi Tajvanin pas shqetësimeve për një pushtim nga Pekini.

Ish-presidenti, Donald Trump, ka ngritur alarmin se Kina do të pushtojë Ukrainën pas Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Trump i tha medies Fox News se pushtimi do të kryhet shumë shpejt pasi sipas tij, Kina e shikon qartë Administratën e mangët të Biden.

Trump: Presidenti Xi është një njeri me një nivel të lartë inteligjence, një veprim i tillë do të kryhet më shpejt pa vonesa, Pekini e ka konstatuar paaftësinë e Uashingtonit.

Trump tha se Kina do të shfrytëzonte precedentin e Afganistanit, ku Amerika tërhoqi trupat verën e kaluar duke i lënë terren talibanëve.

Trump: Kina e pa mënyrën se si ne u larguam nga Afganistani duke lënë pas 85 miliardë dollarë dhe viktima. Ne lamë atje qytetarët amerikanë që ende po përpiqen të dalin jashtë. Kjo është mundësia e Pekinit për të bërë atë që ka dëshiruar ta bëjë për dekada.

Të mërkurën ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe një delegacion amerikan mbërritën në Tajvan për t’u takuar me krerët e shtetit.

Muajin e kaluar, ish-presidenti Trump tha se Kina do të kopjonte pretendimet e Rusisë në Donbass duke mobilizuar forcat e veta për të pushtuar Tajvanin, të cilën Uashingtoni e njeh si provincë të Pekinit.