Volkswagen ndalon prodhimin e makinave në Rusi dhe pezullon eksportet

Volkswagen po ndalon prodhimin e automjeteve në Rusi dhe do të pezullojë eksportet në tregun rus.

“Grupi Volkswagen e ka pritur  lajmin për luftën në Ukrainë me shqetësim dhe tronditje të madhe. Volkswagen vazhdon të shpresojë për një ndërprerje të armiqësive dhe një kthim në diplomaci.”, tha prodhuesi i makinave.

“Në sfondin e sulmit rus në Ukrainë dhe pasojave që rezultuan, Bordi i Menaxhimit të Grupit të Volksëagen AG ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi deri në një njoftim të dytë. Ky vendim vlen për vendet e prodhimit rus në Kaluga dhe Nizhny Novgorod”,- shtoi ai, duke theksuar se eksportet e automjeteve në Rusi do të ndalen.


Prodhuesit e tjerë të makinave, duke përfshirë Ford dhe Renault, kanë ndalur gjithashtu prodhimin në Rusi. 

Jaguar Land Rover dhe Volvo thanë se do të ndalojnë dërgesat në Rusi deri në njoftimin e mëtejshëm.