Lavrov sulmon Truss dhe Biden: Mendimet për luftë bërthamore nuk janë në kokat e rusëve

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp mbi luftën me Ukrainën, teksa ju kërkua të siguronte botën se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore, siç është aluduar që kur Vladimir Putin vendosi forcat e parandalimit bërthamor në gatishmëri të lartë, deklaroi:

"Ne kemi një doktrinë ushtarake që përshkruan perimetrat dhe kushtet për aplikimin ose vendosjen e armëve bërthamore."

Ai më pas vuri në dukje komentet e bëra nga Liz Truss dhe presidenti amerikan Joe Biden, duke thënë se mendimet për luftë bërthamore "nuk janë në kokat e rusëve".

Lavrov tha se zonja Truss "tha se ajo ishte e përgatitur për konfliktin midis Rusisë dhe NATO-s".

Duke iu kthyer presidentit Biden, ai tha:

"Kur iu përgjigj një pyetjeje: A kishte një alternativë ndaj këtyre sanksioneve? Ai tha se alternativa e vetme është Lufta e Tretë Botërore dhe se të gjithë e  kanë ndjenjën se mund të jetë vetëm një luftë bërthamore. Por dua të theksoj se këto janë deklarata të politikanëve perëndimorë, ata po përsërisin luftën bërthamore, kjo nuk është në kokën e rusëve. Ne nuk do të lejojmë që disa provokime të na çekuilibrojnë, të na nxjerrin jashtë ekuilibrit, por nëse ata fillojnë një luftë të vërtetë kundër nesh, atëherë duhet të mendojnë me kujdes”.

Lavrov më pas u pyet për situatën e Ukrainës në terren, ku foli ashpër duke ju referuar rezistencës ukrainase si "regjimi neo-nazist i Kievit".

“Nëse shikoni me kujdes, Evropa dhe SHBA po përpiqen të mbyllin çdo media nga Rusia që mbulon atë që po ndodh në Ukrainë, si po zhvillohet operacioni special ushtarak dhe se si ushtria ukrainase,veçanërisht batalionet naziste, po sillet ndaj civilëve”.

Lavrov pretendoi se trupat ukrainase "po grabisin civilët ndërsa ata tërhiqen" në Donbas, "duke marrë makina dhe siç duket nga njerëzit, ata janë thjesht grabitës".

Ai tha se në zona të tjera "civilët po përdoren si mburoja njerëzore".

I pyetur për Volodymyr Zelenskyn, Lavrov tha se e ka të vështirë ta kuptojë se si ukrainasi është udhëheqës i një regjimi ku "neo-nazistët po lulëzojnë".