Zbardhet telefonata 90 minutëshe, Putin: I keqardhur nga deklarata e Macron. "Çmilitarizimi" i Ukrainës do arrihet
Presidenti francez, Emmanuel Macron pati një telefonatë 90 minutëshe me presidentin rus, Vladimir Putin të enjten, konfirmuan Moska dhe Parisi
Mësohet se Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez se do të arrijë qëllimin e operacionit të Rusisë në Ukrainë, çmilitarizimin e saj dhe statusi neutral –ka thënë Kremlini.
Lidhur me bisedimet Rusi-Ukrainë për kufirin Poloni-Bjellorusi, Putin tha se çdo përpjekje e Kievit për të vonuar negociatat do të rezultonte në shtimin e listës së kërkesave nga ana e Moskës në tryezën e negociatave.
Rusia nuk i ka specifikuar kërkesat e saj, por thotë se dëshiron "çmilitarizimin dhe denazifikimin" e fqinjit të saj properëndimor.
Presidenti rus i tha homologut të tij francez se ai nuk ishte dakord me fjalimin në televizion të Macron të mërkurën mbrëma, kur Macron theksoi se "Vetëm Putin zgjodhi luftën në Ukrainë". Presidenti francez megjithatë i tha kombit se do të vazhdojë të flasë me Putinin "për aq kohë sa të jetë e nevojshme" shkruan më tej France 24.
