Natë terrori në Kiev, Kharkov dhe Mariupol
Ka zbardhur dita e tetë e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë, pas një nate veçanërisht të rëndë me bombardime të forta në shumë zona të Ukrainës, të cilat nuk u ndalën as përballë përgatitjeve për raundin e dytë të negociatave ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Bjellorusi.
Në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, janë dëgjuar shumë shpërthime të forta, ndërsa sirenat e mbrojtjes ajrore u binin pandërprerë, me qëllim që banorët të transportoheshin në strehimoret e nëndheshme ose në strehimoret më të afërta.
Videot e ngarkuara në faqet e rrjeteve sociale regjistrojnë shpërthime, por nuk jepen detaje.
Nuk është e qartë nëse një sulm ajror është duke u zhvilluar apo cilat janë objektivat.
Mediat ukrainase raportojnë për luftime në kufijtë e Kievit dhe rrëzimin e mundshëm të një avioni rus.
Nuk është e mundur të verifikohet ky informacion në mënyrë të pavarur.
“Armiku po përpiqet të pushtojë kryeqytetin”, paralajmëroi kryebashkiaku i Kievit përmes Telegramit.
Goditje në Kharkiv dhe Mariupol
Bombardimet në qytetet Kharkiv dhe Mariupol janë gjithashtu të pamëshirshme, me forcat ruse që kanë shtrënguar rrethimin rreth qytetit. Megjithatë, deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion për pikat brenda dhe jashtë strukturës urbane që janë prekur nga bombardimet.
Bombardimet e vazhdueshme dhe rritja e rrezikut për qytetarët ishin edhe arsyeja që bëri që Konsullata e Përgjithshme e Mariupolit të evakuonte pjesërisht zonën nga gazetarët, punonjësit e Konsullatës së Përgjithshme, si dhe nga emigrantët grekë që kishin deklaruar synimin për t'u larguar nga zona.
Ushtarët rusë në rrugët e Khersonit
Zyrtarët ukrainas konfirmuan sot praninë e ushtrisë ruse në Kherson, një qytet i madh në jug të Ukrainës që Moska njoftoi dje në mëngjes se ishte pushtuar pas luftimeve të ashpra.
Kreu i autoriteteve rajonale, Genadi Lahuta, tha përmes Telegramit se “forcat pushtuese (ushtria ruse) janë në të gjitha rrethet e qytetit dhe janë shumë të rrezikshme”. Kryetari i qytetit me 290,000 banorë, Igor Kolikhaev, tha se kishte folur me "vizitorë të armatosur", duke nënkuptuar, pa përmendur emrin, ushtrinë ruse.
Sot është raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi
Ndërkohë, delegacioni ukrainas në Bjellorusi pritet të mbajë një raund të dytë të bisedimeve të paqes me Rusinë të enjten në mëngjes, me qëllim të negocimit për një armëpushim, citon Reuters të ketë thënë negociatori rus Vladimir Medin.
Ushtria ruse, sipas të njëjtit burim, po krijon një korridor sigurie për lëvizjen e delegacionit ukrainas.
Russia continues to attack Kyiv. There were 4 explosions in a row in Kyiv!
— Ukrainian news (@Ukrainiannews_) March 3, 2022
Please retweet the news and support Ukraine.#Ukrainian
#Russia #Ukraine #UkraineRussia #UkraineUnderAttaсk pic.twitter.com/UZDZyorPen

