“Jam krenar” Peleshi: Shqipëria ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 16:16
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është krenar për ndihmën e dhënë Forcave të Armatosura të Ukrainës, si kontribut për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë.
Ai ka bërë një koment në një postim të Ramës në Twitter ku shkruan se Shqipëria ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën.
Peleshi: Krenar për ndihmën e dhënë Forcave të Armatosura të Ukrainës, si kontribut për mbrojtjen e sovranitetit dhe lirisë. Shqipëria ndër vendet e para në botë me kontribut konkret për Ukrainën.

