Sot raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi, armëpushimi në axhendë
Raundi i dytë i bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të fillojë në Bjellorusi sot në mesditë
Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës pritet të takohen këtë të enjte në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë për të zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve.
Takimi ishte planifikuar për t’u mbajtur të mërkurën, por u shty nga pala ukrainase.
Delegacioni rus ka njoftuar se negociatat me palen ukrainase mund të fillojnë në orën 15:00 (13:00 me orën tonë). Ato do zhvillohen në Brest, kufiri Bjellorusi-Poloni.
Të dyja delegacionet kanë konfirmuar se armëpushimi në Ukrainë është në rendin e ditës së agjendës së takimit.
Delegacioni rus ka mbërritur në vendtakim, ndërsa ai ukrainas po shoqërohet nga forcat e Rusisë për shkak të tensioneve në vend.
Delegacionet u takuan më parë në kufirin e Bjellorusisë në një përpjekje për t'i dhënë fund pushtimit të Moskës, por nuk arritën një zgjidhje dhe sulmet kanë vazhduar.

