Rama flet me superlativa për Presidentin e Ukrainës: Është kthyer në shembull për gjithë botën
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, është kthyer në shembull për të gjithë botën, pasi ky i fundit po u qëndron në krah qytetarëve të cilët i besuan detyrën.
Në një takim me të rinjtë në Lushnje, Rama tha se jeta e Zelensky, është më rrezikuar se e kujtdo tjetër pasi targeti numër 1 nga agresorët.
Edi Rama: Unë e kam njohur Presidentin e Ukrainës. Është një personazh i veçantë por ja që në kushtet e një sfide kaq të madhe ku jeta e tij është më e rrezikuar më shumë se kushdo tjetër pasi është targeti numër 1 i agresorëve është kthyer në një personazh shembull për të gjithë botën.
Vuri mbi të gjitha lirinë për të zgjedhur, dhe detyrimin për t’iu përgjigjur zgjedhësve. Ne duhet të vlerësojmë shumë atë që kemi dhe të mos harrojmë kurrë që nëse të tjerët kanë sakrifikuar më parë apo po sakrifikojnë sot për të pasur të njëjtën gjë që ne kemi atëherë kësaj gjëje që kemi ti japim respekt.

