Dueli mbinjerëzor, shikoni si shkoi përballja e parë e Hulkut iranian me "Njeriun më të frikshëm në planet"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 11:18
Në Dubai u vunë përballë njëri-tjetrit dy rivalët që kanë çmendur rrjetet sociale muajt e fundit.
Hulku iranian ose emri i tij i vërtetë Sajjad Gharibi, me "Njeriun më të frikshëm në planet", edhe ky me emrin Martyn Ford, dolën përballë njëri-tjetrit për herë të parë kur u takuan në Dubai.
Para duelit të 2 Prillit dy "monstrat" bënë prezantimin me njëri-tjetrin por edhe me mediat por asgje nuk shkoi mirë.
Duket qartë në pamje se kush është i avantazhuar, në peshë dhe në madhësi, Ford i cili me një të shtyrë e hodhi rivalin tutje.
Gjithsesi në Londër do të jetë një duel boksi ku nisen të barabartë por pas këtij prezantimi ne media, te dy nisën dhe polemika në distancë në rrjetet sociale ndaj njëri tjetrit.
/Ora News/