Video/ Gruaja i mëson njerëzit se si të ngasin tanket e braktisura ruse

Një vajzë ka postuar një 'tutorial' në TikTok , duke treguar se si të ngasin një tank, nëse hasin një të tillë të braktisur në Ukrainë.

Nastya Tuman krenohet me miliona ndjekës në llogaritë e saj në Instagram, TikTok dhe YouTube.

Ajo së fundmi ndau videon me 4.1 milionë fansat e saj të TikTok.

Nastya ka shkruar krahas videos: "Nëse hasni në një tank të blinduar të lirë ose të braktisur - këtu keni një tutorial se si ta drejtoni atë."