Ushtarët rusë në “hall”, grabitin banka dhe dyqane ushqimore në Ukrainë

Videot e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë ushtarë rusë teksa plaçkitin banka dhe dyqane ushqimore në Ukrainë.

Një video e cila ka qarkulluar gjerësisht në Twitter gjatë orëve të fundit tregon ushtarë të armatosur rusë duke marrë sende nga një supermarket ukrainas.

Nuk dihet menjëherë se ku ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë, një video tjetër duket se tregon ushtarë rusë që kishin thyer një bankë në rajonin Kherson të Ukrainës.

Ushtarët dyshohet se vodhën një kasafortë nga banka, citon ushtria ukrainase.

Zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha se trupat ruse kishin pësuar humbje të mëdha dhe paralajmëroi se do të drejtoheshin në grabitjen e bizneseve për të rimbushur me furnizime.