Shtyhen për të enjten negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 17:47
Duket se negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen ditën e nesërme me datë 3 mars 2022.
Negociatat janë shtyrë pasi priteshin që të zhvilloheshin ditën e sotme në Bjellorusi, ndërsa raundi i dytë do të vazhdojë të enjten.
Bëhet me dije se komiteti për negociata në Kiev do të arrijë të enjten.
Ndërkohë, vendi i negociatave do të jetë në një vend të pazbuluar në kufirin Poloni-Bjellorusi.
Të dyja palët u takuan të hënën, por pa rezultate të dukshme.
Më herët, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia kishte një delegacion të gatshëm për të vazhduar bisedimet.
Dhe këshilltari presidencial ukrainas Olexiy Arestovych tha më herët për Suspilne TV se bisedimet do të zhvillohen.

