OKB miraton rezolutën, i kërkon Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina, Kina abstenon

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.
Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia "kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar".
Ambasadori rus Vassily Nebenzia tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e "kërcënimeve të hapura dhe cinike" për t'i bërë vendet të votojnë për rezolutën.
Është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997.
5 shtete kanë votuar kundër dhe 34 abstenim. Mes shteteve që kanë votuar Pro është edhe Serbia ndërsa Kina abstenoi.
Vendet që votuan kundër:
1-Rusia
2-Koreja e Veriut
3-Eritrea
4-Siria
5-Bjellorusia

Zyra e Jashtme gjermane shkruan në Twitter: Me zë të lartë dhe të qartë: Bota kërkon armëpushim të menjëhershëm nga Rusia. Miratimi dërrmues në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku 141 shtete votojnë pro, 5 kundër.
"Asambleja e Përgjithshme ka hedhur poshtë me shumicë dërrmuese pushtimin e Ukrainës nga Presidenti Putin dhe bëri thirrje për paqe. Bota qëndron e bashkuar në mbrojtjen e ligjeve dhe parimeve mbi të cilat bazohet paqja dhe siguria ndërkombëtare. Ne qëndrojmë me Ukrainën."
Loud and clear: The world demands immediate ceasefire from Russia. Overwhelming approval in UN General Assembly 141 states vote for, 5 against #UnitingforPeace - Speech by FM @Baerbock https://t.co/kAVtb8AJUu
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) March 2, 2022
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas miratimit të rezolutës me anë të një postimi në Twitter ka thënë se "Bota qëndron e bashkuar në mbrojtjen e ligjeve dhe parimeve mbi të cilat bazohet paqja dhe siguria ndërkombëtare."
The @UN General Assembly has overwhelmingly rejected President Putin’s invasion of #Ukraine and called for peace.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 2, 2022
The world stands united in defending the laws & the principles on which international peace and security is based.
We stand with Ukraine. #StandWithUkraine https://t.co/p85e8lBE06
