BE-ja sanksionon 22 oficerë të Bjellorusisë për pushtimin e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 16:59
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj 22 oficerëve të lartë ushtarakë bjellorusë për rolin e Minskut në pushtimin rus në Ukrainë.
Gjashtë gjeneralët dhe 16 kolonelët u shtuan në listën e zezë të BE-së sepse "Bjellorusia po merr pjesë në një pushtim të paprovokuar rus kundër Ukrainës duke lejuar agresionin ushtarak nga territori i saj", thuhej në dokumentin zyrtar të sanksionit.
Lista e zezë ndalon udhëtimin në bllok dhe imponon ngrirje të aseteve.