Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë, u jep afat 48 orë për t’u larguar nga vendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 18:03
Bullgaria ka dëbuar nga vendi dy diplomatë rus. Ministrja e Jashtme Teodora Gançovska, ka bërë me dije se dy diplomatët rusë kanë afat 48 orë për t’u larguar nga vendi.
Ata do të dëbohen nga Bullgaria pasi akuzohen për spiunazh.
Ndërkohë prokurorët në një deklaratë për mediat, kanë thënë se një gjeneral bullgar po hetohej për dhënien e informacionit të konsideruar sekret shtetëror diplomatit rus.
Ndërkohë qeveria, shërbimet e sigurisë kombëtare dhe prokurorët po vlerësonin informacione shtesë për të parë nëse kishte më shumë njerëz që kishin shkelur statusin e tyre diplomatik.

