"Babii!", trupat ruse qëllojnë familjen në Ukrainë që përpiqet të evakuohet, vrasin babain para syve të djalit
Në ditën e shtatë të pushtimit rus, autoritetet ukrainase kanë raportuar rreth 2000 civilë të vrarë. Lufta është intensive përreth Kievit, në Kharkiv, në Kherson dhe Donbas.
Një video e shpërndarë në fundmi në Twitter tregon momentin kur rusët qëllojnë me breshëri pa asnjë paralajmërim ndaj një makine me civilë duke lënë të vrarë një burrë.
Në video, teksa babai dhe i biri po tentonin të dilnin nga qyteti, duket momenti kur rusët qëllojnë ndaj makinës duke vrarë të atin dhe dy qen që ishin në makinë. Masakrës i shpëtoi vetëm djali, i cili ka filmuar gjithçka.
"Babai dhe djali po përpiqeshin të largoheshin nga rajoni i Ivankiv në Kiev ndërsa luftimet janë intensifikuar. Terroristët i Putinit hapën zjarr drejt automjetit të tyre pa asnjë paralajmërim", shkruhet krahas videos të postuar në Twitter.
A father & son tried to evacuate from Ivankiv #Kyiv region as the fighting was intensifying. The #Putin regime terrorists opened heavy fire towards their vehicle without any warnings. The body of his father has still not been retrieved
— ۞ Reliable Ukraine News ???????? ???? ☪︎ (@TruthsUnchained) March 1, 2022
I can’t stop crying pic.twitter.com/Ex3x2QsPCa
Pasi shohin rusët, ata ndalojnë dhe tentojnë të kthehen por ushtarët lëshojnë një breshëri të gjatë sërish. Gjatë këtij momenti, ata dalin nga makina ndërkohë që qentë qajnë pasi u goditën nga plumbat.
Kur i riu sheh të atin e shtrirë në asfalt thërret me të madhe “babi babi”. Pasi e sheh që nuk lëviz dot, i riu i kërkon të atit që të rrotullohet. Një moment pasi përfundojnë të shtënat ai shkon te i ati, e puth, por sheh që ka vdekur.
"Kjo është pasoja e sulmit terrorist rus ndaj djalit dhe qenit të pafajshëm ukrainas", thuhet në videon tjetër.
Make this video go viral.
— ۞ Reliable Ukraine News ???????? ???? ☪︎ (@TruthsUnchained) March 1, 2022
Show the world the barbarism and savagery of the Putin terrorist regime.
Everyone in the world MUST KNOW ABOUT THESE CRIMES AGAINST HUMANITY!