Nga sot linjat ajrore ruse nuk do të lejohen në hapësirën ajrore amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 18:02
Linjat ajrore ruse së shpejti do të bllokohen nga hyrja dhe përdorimi i hapësirës ajrore amerikane.
Ndalimi do të hyjë në fuqi sonte në orën 21:00.
Kjo do të zbatohet për të gjitha fluturimet e pasagjerëve, ngarkesave të planifikuara dhe çarterat.
Departamenti Amerikan i Transportit tha se po ndërmerrte veprimet pasi u drejtua nga Presidenti Biden në përgjigje të pushtimit të mëtejshëm të Ukrainës nga Rusia.
Linjat ajrore ruse që kanë avionë tashmë në SHBA do të duhet të aplikojnë për leje që ata të largohen, shtoi departamenti.
Kështu SHBA-të i bashkohen një sërë vendesh që kanë ndaluar avionët rusë që të fluturojnë në hapësirat e tyre ajrore qysh nga lista e luftës në Ukrainë.

