Zelensky: Jemi në pritje të sinjaleve pozitive për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 17:04
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zelensky shkruan se janë në pritje të sinjaleve pozitive për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
"Unë jam vazhdimisht në kontakt me mikun tonë të besueshëm @charlesmichel. U diskutua për situatën aktuale në fushën e betejës dhe përpjekjet diplomatike. Ne jemi në pritje të sinjaleve pozitive për anëtarësimin e Ukrainës në #BE," shkruan Zelensky.
View this post on Instagram
