Burri vret 3 vajzat e tij, mikeshën e tyre dhe veten
Një person i armatosur vrau tre vajzat e tij, mikeshën e tyre dhe veten gjatë një vizite të mbikëqyrur nga gjykata në një Kishë në Kaliforni të hënën në mbrëmje (28 shkurt).
Policia ju përgjigj të shtënave me armë zjarri rreth orës 17:00 dhe kur mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën 5 persona të vdekur.
Viktimat ishin tre vajza të moshës 9, 10 dhe 13 vjeç, tha Grassmann.
Nëna e vajzave kishte një urdhër mbrojtje ndaj autorit. Hetuesit besojnë se të shtënat kanë ndodhur gjatë një vizite të mbikëqyrur nga Gjykata dhe se viktima e katërt ishte mikesha e tyre, tha Jones.
Emri i sulmuesit nuk u bë i ditur menjëherë, por zyrtarët thanë se ai ishte 39 vjeç.
Zyrtarët e Sherifit po e hetojnë atë si një incident të dhunës në familje, tha ai.
"Kjo është padyshim prapa të kuptuarit racional të kujtdo. Ju thjesht nuk e dini se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit," shtoi ai për të shtënat.
