SHBA nis Task Forcën për të ndjekur 'oligarkët e korruptuar rusë': Nuk do lemë gur pa lëvizur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2022, 17:51
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland ka njoftuar nisjen e një task force për të ndjekur “oligarkët e korruptuar rusë” dhe shkelësit e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
“Departamenti i Drejtësisë do të përdorë të gjitha autoritetet e tij për të kapur asetet e individëve dhe subjekteve që shkelin këto sanksione,” tha Garland në një deklaratë duke njoftuar nisjen e 'Task Forcës KleptoCapture'.
"Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të hetuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht ata, aktet kriminale të të cilëve i mundësojnë qeverisë ruse të vazhdojë këtë luftë të padrejtë," tha Garland.
