Rusia jep shifra: 498 ushtarë tanët janë vrarë dhe 1597 janë plagosur në Ukrainë

Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se 498 ushtarë rusë kishin vdekur në Ukrainë dhe 1,597 të tjerë ishin plagosur që nga fillimi i operacionit ushtarak të Moskës atje.

Kështu bëri me dije agjencia ruse e lajmeve RIA lidhe me fatalitetet dhe të plagosurit rusë në territorin ukrainas..

Kjo është hera e parë që Moska Zyrtare ka dhënë një shifër për viktimat e saj.

Ministria tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe "nacionalistë" ukrainas ishin vrarë dhe rreth 3,700 u plagosën, sipas Interfax.

Numrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.