Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje SHBA-së: Kemi nevojë për armë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmitry Kuleba, gjatë një bisede telefonike me  Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar më shumë armë nga SHBA.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Kuleba, në një postim në rrjetet sociale, ku dhe ka zbardhur bisedën me Blinken.

‘Pata një telefonatë me @SecBlinken për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë derisa ajo të ndalojë luftën e saj kundër Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj. Përpjekjet e koordinuara për të parandaluar shmangien e sanksioneve. Theksova: Ukraina ka nevojë për dërgesa shtesë të armëve, veçanërisht për Forcën tonë Ajrore, tani’, shkruan në postimin e tij Kuleba.

Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje SHBA-së: Kemi nevojë për