Njerëzit valëvitin flamujt ukrainas përpara tankeve ruse (Video)

Në Sheshin e Lirisë në Kherson të Ukrainës, një person është parë duke valëvitur flamuj përpara tankeve. 

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, personi shihet me dy flamuj në dorë, ndërsa i del para tankut rus.

Rusia pretendon se ka pushtuar Kherson, megjithëse ka raporte kontradiktore për këtë.

Ndërkohë Ukraina ka mohuar se qyteti është nën kontrollin rus. 

Shiko videon këtu: