"Kjo është shtëpia jonë” Vëllezërit Klitschko janë krenarë për luftëtarët civilë

Kryetari i bashkisë së Kievit thotë se është krenar për njerëzit që kanë qëndruar në qytet për ta mbrojtur atë nga forcat ruse.

Vitali Klitschko dhe vëllai i tij Wladimir, të dy boksierë të njohur ndërkombëtarisht, folën për BBC nga Kievi.

Vitali tha se kishte parë një rresht prej orësh të gjata të civilëve që rrinin në radhë për të marrë armë dhe për t'u bashkuar me luftën.

Ai tha se patriotizmi i njerëzve e ka befasuar - nga mjekët te aktorët, njerëzit po marrin armët.

"Tani për tani, njerëzit janë krenarë,"-  thotë ai.

Kur u pyet nëse vëllezërit do të qëndrojnë në qytet për të luftuar, Wladimir tha:

"Kjo është shtëpia jonë. Prindërit tanë janë varrosur këtu, fëmijët tanë shkojnë në shkollë këtu. Pse duhet të ikim? Çfarë do të bëni nëse dikush hyn në shtëpinë tuaj? Do ta mbroni atë."

Wladimir i kërkoi gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që t'i japë më shumë mbështetje Ukrainës.

Ai tha se ka një kërkesë të madhe për ushqim dhe ujë dhe ndërsa disa ndihma po fillojnë të mbërrijnë, po nuk është e mjaftueshme.