Ukraina-OKB-së: Rishqyrto anëtarësimin e përhershëm të Rusisë në Këshillin e Sigurimit

Qeveria ukrainase po u bën thirrje Kombeve të Bashkuara të rishqyrtojnë statusin e Rusisë si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Së paku kështu tha të mërkurën Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e pozicionit të Rusisë në këshill.

Duke folur në një fjalim televiziv, Kuleba bëri thirrje për një rishikim ligjor të plotë dhe të paanshëm të anëtarësimit të përhershëm të Rusisë.

"Ne kemi besim se kur analiza të përfundojë, do të jetë e qartë se prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është e paligjshme," - tha Kuleba.

“Gjithçka varet nga gatishmëria dhe vendosmëria e ekipit ligjor të sekretariatit të OKB-së për ta hetuar këtë”, - shtoi ai.

Rusia është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kinën.

Ky pozicion u jep atyre vendeve të drejtën e vetos, që do të thotë se këshilli nuk mund të miratojë një rezolutë nëse ndonjë anëtar voton kundër, pavarësisht nga niveli i mbështetjes ndërkombëtare.