SHIKONI VIDEON/ Punëtorët ukrainas bllokojnë forcat ruse të hyjnë në termocentralin bërthamor
Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar rrugën hyrëse në një termocentral bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor të Enerhodar, ndërsa forcat ruse përparojnë në zonë.
Videot e postuara në faqen e Facebook të autoritetit lokal treguan një turmë të madhe njerëzish që mbanin flamuj ukrainas. Ata kanë bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes.
Për bllokimin e rrugës janë përdorur edhe kamionët e plehrave.
“Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në gjendje emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”, shtoi Orlov.
Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, tha në faqen e tij në Facebook se Centrali Bërthamore Zaporizhzhia është nën mbrojtje të besueshme
Rusia informoi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se forcat e saj ushtarake kanë marrë kontrollin e territorit rreth uzinës Zaporizhzhia, tha të martën Drejtori i Përgjithshëm Rafael Mariano Grossi.
☢️ Europe is outsourcing its nuclear security to courageous civilians!
— J Carroll ???????????? (@JOCearbhaill) March 2, 2022
Local residents and employees of the Zaporozhye nuclear power plant have blocked the road so as not to let the Russian army through.#StandWithUkraine#StopPutinNOW#Enerhodar
h/t https://t.co/jGyYovS5Le pic.twitter.com/P04faoo97J
