Afera e incineratorëve, Xhixho: Komisioni hetimor s’u tregua i sinqertë, nuk pranoi kërkesën e LSI

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho, është shprehur skeptike ndaj Komisionit Hetimor të ngritur për incineratorët.

Në një intervistë për Ora Neës, Xhixho tha se nëse Komisioni do të ishte treguar i sinqertë në zbardhjen e aferës së incineratorëve, do të pranonte edhe LSI të merrte pjesë ne seanca.

Erisa Xhixho: Jam skeptike ndaj Komisioneve hetimore. Interesi publik është që sot të zbardhet kjo mega-aferë dhe para drejtësisë të shkojnë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, që kanë abuzuar me fondet publike.

Kemi vendosur që t’I adresojmë të gjitha kallëzimet tona me fatura, fakte konkrete pranë SPAK. Mendoj se gjithë pritshmëria për SPAK tani do duhet të vërtetohet për t’I shkuar deri në fund zbardhjes së kësaj afere.

Ajo tha se Komisioni Hetimor nuk ishte për zbardhjen e të vërtetës por shoë

Erisa Xhixho: Më pas komisionet Hetimore që më shumë shërbejnë si shoë se sa për zbardhjen e të vërtetës dhe nëse do të ishte vërtetë i sinqertë do të kishte pranuar kërkesën e LSI për t’u bërë pjesë e këtij Komision. Sot e gjithë kjo aferë.