Ju flet Moska - Doktrina e re ruse e përdorimit të armëve bërthamore dhe lufta në Ukrainë

“Doktrina e re ruse e përdorimit të armëve bërthamore dhe lufta në Ukrainë” ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Putini ka dhënë alarmin bërthamor, duke paralajmëruar perëndimin me nisje ne luftës dhe shtet që do të ndërhyjnë do të kenë pasoja të pa menduara.

Shtete që kanë armë bërthamorë në botë janë shtete serioze, në kuptimin që kanë dokumente të përcaktuara për përdorimin e armëve bërthamore.

Rusia ka shpallur dhe përpunuar doktrinë e Federatës ruse bërthamore. Ajo është nënshkruar në vitin 2014 nga presidenti Putin.

Kjo doktrinë e vitit 2014 ka një ndryshim shumë interesant nga ai i BRSS. Këto armë përdoreshin kur kishte një luftë mes shteteve që kishin armë bërthamore.

Tashmë këto armë do të përdoren edhe me shtete që vënë në rrezik ekselencën e Rusisë. Dhe vendimi për përdorimin e tyre e merr presidenti.