D-Night solidarizohet me Ukrainën/ Dajana: “Liria, gjëja më e rëndësishme e një kombi”

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka prekur zemrat e të gjithë njerëzve anembanë botës, teksa shikojmë çdo ditë për vrasje njerëzish të pafajshëm apo fëmijë që vrapojnë me nënat e tyre për t’i ikur sa më larg plumbave e tankeve gjigante që kërkojnë t’u marrin jetën me pahir.

Dajana: Sigurisht e pashmangshme dhe e paevitueshme hyrja në një emision të përditshëm ku aktualiteti zë rrënjë fort në D-Night. Në një transmetim të drejtpërdrejtë siç ne ë bëjmë nga e hëna në të enjte në orën 23:00 live është e pashmangshme të mos themi dy fjalë.

Në një luftë të shëmtuar, të përgjakshme e të trishtueshme midis Rusisë dhe Ukrainës sigurisht na prek të gjithëve. Disa për frikën që kanë se mos një luftë e tretë botërore mund të ndodhë, disa të tjerë mbi teoritë e bombave nukleare, disa të tjerë për trishtimin që fëmijë, nëna, djem, burra, gjyshër, pra jetë njerëzish po merren e po bëhen mish për top.

Një situatë e trishtueshme, një vit si 2022 që nuk e lejon këtë luftë dhe sigurisht pas pandemisë njëherë është akoma edhe më e shëmtuar. Përveçse D-Night solidarizohet me luftën në Ukrainë, ajo që dua të transmetoj dhe të them është se duhet të bëhemi shumë të fortë dhe vetëm Zoti i madh e di se kur na e merr jetën, uroj të kuptoni lojën e shëmtuar që disa po bëjnë me ne.

Liria është gjëja më e rëndësishme që një kombi mund t’i ndodhë dhe një njeriu, këtë mos e harroni kurrë…Më merrni gjithçka, por jo lirinë.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: