Aksident në Devoll, mjeti rrëshqet dhe përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Devoll ku një automjet është përmbysur në rrugë. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, shihet që mjeti është përmbysur në anë të rrugës.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.