Armë dhe kanabis, arrestohet 37-vjeçari në Belsh

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Cërrikut për armëmbajtje pa leje dhe drogë.

Në pranga ra Dritan. S., 37 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë  gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".