Sulmi në Kharkiv është krim lufte, Zelensky: Rusët e kanë ditur kë kanë qëlluar
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quan krim lufte bombardimin e Kharkivit, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.
Nëntë persona përfshi tre fëmijëjanë vrarë u vranë të hënën, 28 shkurt 2022 pasi bombat a ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Në disa komente të bëra pas sulmeve të fundit në Harkiv, Zelensky ka thënë se dëshmitarët kanë treguar që edhe civilët janë shënjestruar.
“Forcat ruse kanë qëlluar britalisht Harkivin nga aeroplanët”, ka thënë Zelensky në mbrëmje, në një adresim para popullit ukrainas.
“Ky është krim lufte. Qyteti paqësor. Zona paqësore të banimit. Pa objekte ushtarake. Dhjetëra incizime të dëshmitarëve dëshmojnë se kjo nuk është vetëm breshëri e vetme, por shkatërrim i njerëzve. Rusët e kanë ditur kë kanë qëlluar”.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka nisur hetime për pushtimin rus.
Ai ka thënë se beson që ka bazë të mjaftueshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
