Ukrainasit e zhvendosur nga sulmi rus strehohen në teatrin e Lviv
Qytetarët ukrainas të zhvendosur nga sulmi rus po strehohen brenda një teatri në qytetin Lviv.
Aty ata kanë flenë në shtretër të improvizuar dhe marrin ushqim të gatshëm, ndërsa qyteti ka ndezur sirenat e sulmit ajror, teksa ushtria ruse përparon drejt Kievit.
Ndërkohë që vendi është duke u përballur me sulmet ruse, disa prej tyre mundohen që ta heqin mendjen duke parë televizor, ose duke u marrë me rregullimin e ambientit ose me përgatitjen e ushqimit.
Nga ana tjetër një pjesë e madhe e ukrainasve ka zgjedhur që të largohet nga vendit, duke kaluar kufirin në vende fqinje si Polonia.
Janë rreth 300 000 ukrainas që kanë kaluar në BE nga fillimi i sulmit të enjten dhe gjysma e tyre kanë ardhur në Poloni, sipas të dhënave të qeverisë polake.
Rusia dhe Ukraina u ulën këtë të hënë në bisedimet e tyre të para që nga shpërthimi i luftës javën e kaluar, me Kievin që kërkon armëpushim të menjëhershëm, ndërsa Moska heqjen e sanksioneve nga Perëndimi.

