Këshillim kombëtar në fushatë, Rama: Denonconi abuzimin me pagat, japim mbështetje financiare

Edi Rama u ndal në Dibnër ku i dha mbështetje kandidatit të tij Rrahim Spahiu, i cili garon në zgjedhjet e 6 marsit për kreun e kësaj bashkie.

Gjatë fjalës së tij kryeministri përmendi investimet në bashkinë e Dibrës, ndërsa shtoi se këto investime mund të realizohen vetëm nga kandidati i PS.

Rama: Një ndarje për qëllime personale, nuk ka aty fare as Shqipëri as dinjitet as sovranitet. Ato janë të gjitha përralla, janë të gjitha tym për të fshehur të vërtetën. E vërteta është se janë dy njerëz në hall, njëri që do të marrë me insistim atë për 30 vjet. Tjetri nuk ka lidhje, është aty pa lidhje, i ka ngel në dorë ajo gjë dhe tani që duhet ta mbajë ne dorë nuk e mban dot. Kjo është politika e ndarjes në Shqipëri.

Ndërsa politika kombëtare është bashkëqeverisja. Ndërkohë që votimi është çështje personale, hajdeni të punojmë për Shqipërinë. Nuk mund të angazhohet një milet i tërë për brava apo për varre. Një kandidat që ka dalë nga vrima e bravës dhe tjetri nga bishti i varës. Janë të dy produktet bravash dhe varesh.

Janë e dalë nga brava dhe një bisht varaje. Dibra duhet të votojë për të zgjidh hallin a vlen më shumë brava apo duhet më shumë vareja. O do kapni bravën e t’ja vini tunelit atje, ose do merrni varenë e të hapni rrugën. E treta e vërteta është se vazhdojmë punën ne. Dibranët si ta kenë, por në vazhdojmë punën. Edhe në verë do të hapet tuneli i rrugës së Arbrit. Ata duhet të ikin të dy, të hapët brava dhe duhet futur vareja në magazinë. Qeshim se nuk qajmë dot për atë hall.

Duke folur nga Dibra për ‘Bashkëqeverisjen’, kryeministri Edi Rama tha se nisma bëhet për përfshirjen e qytetarëve në vendimartje të rëndësisghme.

Rama: Mos pranoni abuzimin me pagën tuaj por ngrini zërin. Nëse ju do të jeni të cënuar në vendin e punës do të keni mbështetje ligjore dhe financiare nga shteti.

Rama tha gjithashtu se në pyetësorin‘Këshillimi Kombëtar’ do të shtrojnë për qytetarët edhe pyetjen nëse emigrantët duhet të deklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të investojnë në vendin tonë.