Man. United del huq sërish, ndalet nga ekipi i parafundit (Video)

Në fazën e parë, Watfordi drejtohej nga Ranieri i cili një nga fitoret më të bukura në stolin e “Hornets” e arriti pikërisht ndaj Man. United duke fituar 4-1 kur ata drejtoheshin nga Solskjaer.

Sot me Rangnicn në fushë, Watford nuk fitoi por i mori “djajve të kuq” një pike shumë të rëndësishme për zonën Champions me duelin që përfundoi 0-0.

Për t’u theksuar që takimi nisi me pankarta të ekipeve kundër luftës dhe për paqe në Ukrainë, ndërsa duhet thënë që Man. United me Ronaldon në krye të sulmit ishte dominuies në çdo aspekt, me 22 gjuajtje në total, 3 në portë e 12 jashtë saj e gjithsesi në fund u largua vetëm me një pikë.

Një zhgënjim për Man. United që shikon kështu Arsenalin dhe Tottenham të afrohen në renditje ku lufta për Championsin po bëhet e jashtëzakonshme./Ora News/.