Rastësia e çuditshme/ Eriksen prek fushën, kryhet i njëjti zëvendësim kur pësoi arrest kardiak

Një moment për t’u mbajtur mend gjatë. Christian Eriksen ka prekur sërish fushën si një lojtar profesionist, dhe e bën në një nga kampionatet më të forta e më të bukura në botë, Premier League.

Mesfushori danez që pësoi arrestin kardiak në Euro 2020 u rikthye në fushë si lojtar i Brentford teksa u fut në fushë në minutën e 52’ nën duartrokitjet e gjata të të gjithë tifozëve të pranishëm, vendas dhe miq.

Edhe pse rezultatin ishte 0-2 për Newcastle që po mundtte ekipin vendas, aktivizimi i Eriksen ishte momenti më i bukur i ditës por me një rastësi shumë të çuditshme.

Eriksen u fut në fushën e lojës duke zëvendësuar, Matthias Jensen, lojtarin danez i cili pikërisht u fut në lojë në vend të tij në Euro 2020 pasi Eriksen pësoi arrest kardiak.

Sot pas shumë muajsh, Eriksen jo vetëm që kaloi gjithçka por edhe u fut në lojë i rilindur duke zëvendësuar shokun e tij të kombëtares në Europian. Futbolli është kaq i bukur sa të dhuron momente të tilla/Ora News/.