Polonia merr vendimin ekstrem: Nuk luajmë ndaj Rusisë në playoffin e Botërorit
Konflikti në Ukrainë me invazionin rus ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi ndaj Rusisë.
Teksa ky vend po merr çdo ditë goditje nga organe sportive botërore, sot Polonia ka marrë vendimin ekstrem ndaj tyre.
Ekipi që u përballë me Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit, nuk pranon të luajë e të përballet me Rusinë në playoff, edhe pse u vendos të mos zhvillohet ky duel në Moskë më 24 Mars.
Federata ka ndërmarrë hapin tjetër të rëndësishëm duke njoftuar se ndaj një vendi agresor, skuadra nuk do të zbres së në fushë ndaj tyre.
"Nuk ka më kohë për fjalë, është koha për veprim. Ne jemi në bisedime me Federatat e Suedisë dhe të Republikës Çeke për t’i treguar qëndrimin tonë FIFA-s”, ishte deklarata e fortë e numrit 1 të Federatës Polake, Cezary Poleska./Ora News/.