Pas Polonisë, edhe Suedia refuzon të luajë kundër Rusisë në playoff
Nuk vonon as reagimi i Federatës Suedeze të Futbollit. Pas Polonisë, edhe Federata e vendit nordik bëri të ditur se nuk do të zbresë në fushë ndaj Rusisë në playoffin e Botërorit nëse këto dy skuadra do të përballen në finale e kësaj faze.
Kujtojmë që në Moskë është programuar të luhet Rusi-Poloni dhe fituesi i këtij çiftit pret fituesin e përballjes Suedi- Çeki ndaj dhe Federata suedeze sot doli me një vendim ashtu si polakët.
“Kombëtarja e meshkujve nuk do të luajë përballë Rusisë, nëse do të ketë një ndeshje në playoff mes tyre. Bordi i Federatës kërkon nga FIFA të anulojë ndeshjen playoff në Mars ku merr pjesë edhe Rusia”, ishte mesazhi në twitter nga federate e Suedisë.
Më herët sot, ishte Polonia që përmes kreut të Federatës bëri të ditur se është momenti të reagohet nga Rusisë pas sulmit të tyre në Ukrainë dhe vendimi final i tyre ishte bojkoti i playoffit./Ora News/.
