Armando Broja lufton pa shënuar, Southampton vijon të fitojë (Video)
Southampton nuk humbet prej 5 ndeshjesh në Premier League madje sot arriti fitoren e tretë në këto 5 takime dhe si gjithmonë Armando Broja ishte titullar.
Sulmuesi kuqezi tregoi edhe sot se është një nga lojtarët më të rëndësishëm te ekipi i drejtuar nga Hasenhuttl duke zbritur titullar dhe duke treguar shumë nga talenti edhe pse nuk kishte fat.
Në repartin e sulmit me Ce Adams, Broja ndihmoi shumë repartin ofensiv teksa sot nuk ishte dita e tij por pikërisht e kolegut të tij Adams që shënoi në 36’.
Në pjesë e dytë Broja krijoi disa raste, shpërtheu në disa manovra ku nuk arriti ta gjente rrjetën ndërsa në 76’ u zëvendësua nga trajneri.
Gjithsesi në fund Southampton shënoi edhe golin e dytë duke mbyllur ndeshjen 2-0, një rezultat që e konsolidon pozitën në mesin e tabelës dhe largon çdo rrezik rënieje më poshtë./Ora News/.
