Tjetër gafë e Milanit, barazon edhe me Udinesen (Video)
Pas barazimit javën e kaluar me Salernitanën, vjen një tjetër zhgënjim për Milanin. Në “San Siro” kësaj radhe në ndeshjen hapëse të javës së 27-të, djemtë e Piolit bëjnë një tjetër gabim me Udinesen në rrugën drejt titullit duke lënë pike të rëndësishme.
1-1 ishte rezultati final i ndeshjes që e ridimensionon ekipi kuqezi pasi gabime të tilla do të ndikojnë shumë në garën për titull në fund të sezonit dhe ndoshta presioni mbi ta është i madh duke gabuar edhe sfida të tilla.
Rafael Leao është ai që shënon gjithmonë për Milanin ku në 29’ i dha avantazhin vendasve me një gjuajtje në zone por Udinese duhet thënë që reagoi mjaft mirë.
Miqtë vunë në vështirësi Milanin dhe në 66’ pas një krosimi në zonën e Maignan e të devijuar me gjuajtje, ishte Udogie që shtyn topin në rrjetë për të vendosur barazpeshën.
Milani hidhet përpara për të gjetur golin e fitores por pa ja arritur qëllimit duke barazuar kështu 1-1 një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht./Ora News/.
