Video/ Leverkusen rigjen fitoren, gola e kartona mes Gladbach e Wolfsburg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 17:35
Java e 24-të e Bundesligës pati plot gola dhe ndeshje spektakolare. Bayer Leverkusen vijon të qëndrojë forcë e tretë në kampionat teksa u rikthye te fitorja. Pas humbjes me Mainz, pak ditë më parë, “aspirinat” u rikthyen fuqishëm teksa mundën 3-0 Arminia Bielefeld me golat e Alario 29’ dhe dygolëshin e Diaby 57’ e 81’.
Ky sukses e lë 4 pikë larg rrezikut që quhet Freiburg në renditje ku këta të fundit fituan sërish teksa dominuan 3-0 Hertha Berlin në shtëpi.
Në duelin e krizës, mes Gladbach dhe Wolfsburg pat inga të gjitha, tension, gola, kartona por në fund dueli u mbyll 2-2, një rezultat që nuk i duhet asnjërit prej ekipeve. Union Berlin mundi 3-1 Mainz duke shpresuar te Europa ndërsa Furth barazoi 1-1 me Koln./Ora News/.
