Dita e tretë e sulmit në Ukrainë, rezistenca vazhdon. Njerëzit fshihen në tunele nëntokësore

Beteja dhe frika nga predhat dhe plumbat gjatë natës në Ukrainë, në mëngjes kthehen në luftë për tu përgatitur në sulmin e rradhës.

Ushtarët përgatisin barrikada dhe përforcojnë pikat kyçe ku parashikohen përballjet e rradhës me armë

Këto pozicione raportohen kudo në Liev por dhe në qytete të tjera ku rezistenca vazhdon.

Ushtarët nuk ndalin as aksionin për pastrimin nga mbetjet e dëmshme që janë prodhuar nga shpërthimet. Madje duke tërhequr dhe viktimat nga zonat ku janë vrarë

Deri pak ditë më parë Kievi numëronte rreth 3 milionë banorë.

Tashmë brenda pak ditësh rrugët kanë mbetur të shkreta.

Heshtja prishet vetëm nga të shtënat me armë.

Megjithatë jeta vazhdon.

Familje të tëra janë strehuar në metro, por edhe në tunele nëntokësore për ti shpëtuar shpërthimeve.

Rrugët e mbushura me makinat e bllokuara në largim e sipër të dre ditëve më parë janë zhvendosur në shtetet fqinjë. Polonia tashmë ka ngritur kampet por edhe shtete të tjera kanë deklaruiar se do të strehojnë të larguarit nga lufta