Mbyllet keqkuptimi diplomatik Itali-Ukrainë, Do furnizojë Ukrainën me mjete ushtarake. 10 mln euro për sigurinë e selive diplomatike
Një faqe e re është vendosur paraditen e sotme mes Italisë e Ukrainës, pas një mosmarrëveshje të pak orëve më parë që u kthye në një ngjarje dipliomatike e mediatike.
Qeveria Italiane firmos draft ligjin për forcimin e pranisë së saj në bazat e Natos si dhe furnizimin gratis me mjete e materiale ushtarake jo vdekjeprurëse për mbrojtje personale të ushtrisë ukrianase e cminimin e territoreve në mbrojtje të popullsisë civile.
Një keqkuptim nga fjalët e Kryeministrit italian që referonte në Dhomën e Deputetëve të parlamentit Italian ka shkaktuar reagimin e Presidentit ukrainas përmes rrjeteve sociale.
"U përpoqa të zhvilloja një bisedë telefonike këtë mëngjes me Presidentit Zalensky, por ai nuk ishte i disponueshëm", u shpreh Draghi.
"Herës tjetër do të përpiqem të spostoj axhendën e luftës, për të folur me Draghin në një orë precize", qe përgjigja e Zelensky.
Por brenda pak orëve gjithcka është sqaruar e mëngjesin e sotëm Kryeminsitri italian Mario Draghi i ka telefonuar Presidentit Zelensky për t'i shprehur atij e popullit të Ukrainës solidaritetin e Italisë ndaj sulmit të Federatës ruse.
Presidenti ukrainas ka konfirmuar sqarimin total të keqkuptimit mes tyre e ka falenderuar KM Draghi për mbështetjen e fortë e miqësinë mes dy popujve.
Draghi i ka referuar Presidentit Zelenski se Italia mbështet e do të mbështes plotësisht qëndrimin e Bashkimit Europian në saksionet ndaj Rusisë, përfshirë dhe atë SWIFT.
Kryeministri italian ka konfirmuar se Italia do të furnizojë asistencë për mbrojtjen e Ukrainës e dy liderët u dakortësuan për të qënë në kontakt të ngushtë për të ardhmen e afërt.
Qeveria italiane në një mbledhje të jashtëzonshme ka aprovuar një draft ligj me masa urgjente për krizën në Ukrainë.
Ministria e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Internacional drejtuar nga Ministri Luigi Di Maio është autorizuar të lëvrojë ndihma e asistencë për autoritetet qeverisëse e popullsinë ukrainase.
Drafti ligji i qeverisë ka aprovuar të lëvrojë 10 milionë euro për të forcuar sistemin e sigurisë së selive diplomatike italiane, personelit e interesat e qytetarëve italianë kudo ndodhen.
1.1 milionë euro të tjera janë lëvruar për të thejshtëzuar procedurat e asistencës së qytetarëve italianë jashtë kufijve.
Është vendosur gjithashtu zgjatja për gjithë vitin 2022 i impenjimit të trupave e mjeteve ushtrake italiane në rradhët e NATO-s.
Italia forcon praninë e saj në bazën e NATO-s në Letoni me 250 trupa e 139 mjete tokësore.
Italia vë në dispozicion pajisje për vëzhgimin ajror e forcon praninë e saj në bazën e NATO-s në Rumani me 130 trupa e 12 avionë, ndërsa në anën Lindore të Aleancës Atalantike impenjon dy avionë të tjerë, një për furnizim karburanti e një tjetër për mbledhje të dhënash.

